Përplasje mes ish kolegëve Ratkoceri e Tahiri në Programin 200

Përplasje e madhe mendimesh mes kolegëve të dikurshëm Arben Ratkoceri dhe Sefer Tahiri në Programin 200, të Alsat M, që do të transmetohet sonte, e martë, në ora 22.30.
Ratkoceri dhe Tahiri u përplasën për rolin që duhet të kenë partitë politike në shoqëri. Ratkoceri mendon se gjithë segmentet e shoqërisë duhet të mbajnë përgjegjësi për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, kurse Tahri sheh më shumë përgjegjësi tek pushteti, VMRO -BDI.
Dy ish kolegët, sot njëri botues i gazetës “Koha” dhe tjetri profesor universitar patën dallime edhe për atë se si duhet parë opozita maqedonase. Pak ditë më parë u mbajt kongresi i Social-demokratëve. Çështjet etnike nuk ishin shumë në fokus. E gjithë oferta u dominua në çështje ekonomike dhe sociale. Për botuesin e gazetës “Koha” Ratkoceri, LSDM duhet gjykuar historikisht me gjithë gabimet që ka bërë në të kaluarën, kurse Profesor Tahiri thotë se megjithatë, LSDM nuk ka qenë në pushtet rreth 10 vjet.
Në programin, që moderohet nga Nazim Rashidi, merr pjesë edhe gazetarja Sllobodanka Jovanovska e “Utrisnski Vesnik”, e cila mban qëndrimin se debatet që u shfaqën janë të “vjetëruara”, sipas saj përplasja mes shqiptarëve do të burojë nga lëvizje populiste që kanë të bëjnë me ndikime fetare nga lindja. Patriotozmat sipas saj më nuk kanë efekt.
Çështje që u diskutuan në program ishin edhe:
A do të jenë edne marrëdhëniet etnike si mburrojë për problemet në shoqëri? Ose, a është fshehja, heshtja e tyre dhe mostrajtim i duhur zgjidhje? Deri kur marrëdhëniet ndër etnike dhe sidmos çështjet e shqiptarëve do të jenë karburanti i politikës në Maqedoni?
#Programi200
#AlsatM, E Martë, 22.30.
#NazimRashidi