Përplasje të ushtrisë dhe militantëve në kryeqytetin e Libisë; 8 të vdekur

Militantë të armatosur rëndë u përleshën të enjten vonë në zona të kryeqytetit libian Tripoli, duke lënë të paktën tetë luftëtarë të vdekur, sipas agjencisë shtetërore Lana.

Tanke dhe mjete të blinduara shiheshin nëpër rrugë, teksa dëshmitarët raportonin shkëmbime zjarri në zonat jugore dhe qendrore të qytetit.

Një prej fraksioneve luftuese, Revolucionarët e Tripoli, akuzonin rivalët për pengmarrje, vrasje dhe trafik emigrantësh. Në deklaratën e tyre ata deklaronin se kishin vrarë një komandant rival dhe tre nga ndjekësit e tij, ndërsa vetë kishin humbur një luftëtar. “Tanimë të gjithë po përpiqen të destabilizojnë Tripolin”, thuhej në deklaratë.

Fotot në mediat sociale tregonin njerëz të maskuar e të armatosur mbi kamionçina. Shumica e luftimeve u krye pranë hotelit të famshëm Rixos që më parë ka qenë selia e parlamentit të larguar, por prej atëherë ka ndërruar disa herë duar mes grupeve të ndryshme militante.