Përse meshkujt nuk janë të lumtur në martesë?

Kur është në fjalë martesa, meshkujt u ankohen shokëve të tyre për disa gjëra. Këto janë disa gjëra të cilat i mundojnë më së shumti, por edhe zgjidhja e të njëjtave.

Mendon se e konsideroni si bankomat ose mjeshtër për rregullime në shtëpi

Meshktujd duan ta ndjejnë se i çmoni, sidomos nëse janë kthyer nga puna pas një dite plot stres. Por shumica e grave, sapo burrat e tyre të shkelin pragun e shtëpisë fillojnë me përshkrimin e gjërave të cilat duhet t’i blejë ose t’i bëjë në shtëpi. Terapeutët e martesave sugjerojnë një meszonë 30 minutëshe gjatë së cilës meshkujt do t’i përshtaten ardhjes në shtëpi, ndërsa gruaja në vendin e saj në gjirin familjar.

Ndërprerje e të gjitha aktiviteteve argëtuese

Gjatë kohës kur keni qenë në lidhje i keni ndarë të gjitha në lidhje me sportin, gatimin ose leximin e librave. Meshkujt nuk duan që martesa ta ndërpresë argëtimin në jetën e tyre. Ata kanë shokë me të cilët mund të shkojnë në ndeshje futbolli, por duan që bashkë me ju të argëtohen në ndonjë aktivitet. Terapeutët sugjerojnë që të merreni vesht së paku një ditë në javë ta bëni këtë gjë.

Duan biseda të cilat nuk kanë të bëjnë me fëmijët

Pa dyshim që fëmijët janë qendra e botës suaj, por kjo nuk do të thotë se 100% të kohës duhet ta kaloni duke biseduar për to. Meshkujve do tu kishte pëlqyer që kohë pas kohe të flisni për ide të reja, plane dhe qëllime, e madje edhe për ndonjë video të thjeshtë ose ndodhi sapo të shkojnë fëmijët në shtrat.

Duan në shumë seks

Në fazën fillestare nuk keni mundur të ndaheni, por tani kalojnë ditë, javë madje edhe muaj pa pasionin që e keni pasur në shtrat. Në martesën shumëvjeçare kjo është normale. Por, kini në mendje se libidoja mashkullore me kalimin e kohës e qetëson “bishën” në të nëse ndani kohë për një gjë të tillë.

Shumë obligime

Linja mes ndarjes së obligimeve mashkullore dhe femërore në shtëpi që moti është fshirë. Meshkujt në përgjithësi kanë problem me femrat të cilat ndërtojnë karierë, por i nervozon tej mase nëse tërë ditën qëndrojnë në punë ose nëse punën e bartin edhe në shtëpi. Ky problem zgjidhet me shumë vështirësi, por sidoqoftë ekziston zgjidhja.