perseri do te kemi ndryshim te Motit, ja si do te jene temperaturat

Moti sot në Maqedoni do të jetë paradaite me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vetëm diku-diku, në mëngjes, nëpër fushëgropa do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verilindor.
Në orët e pasdites do të ketë periudha më të shpeshta me diell. Pasdite vranësirat nga jugperëndimi do të zgjerohen çdokund. Në orët e natës do të fillojnë reshje të dobëta të borës nga jugperëndimi i vendit. Temperaturat do të jenë prej 1 deri 5 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull me vranësira të ulëta në orët e mesditës me periudha me diell, ndërkaq pasdite kryesisht me vranësira. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite vranësirat nga juglindja do të zgjerohen çdokund. Temperatura do të jetë deri 1 gradë.