Përsëri një super-Higuain edhe sonte, Juventus prekë finalen (VIDEO)

Juventusi ka fituar gjysmëfinalen e parë ndaj Monacos.

Skuadra italiane ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Kampionëve.

Juventus mposhti Monacon në udhëtim me rezultat të pastër, 2:0.

Hero në fitoren e bardhezinjve ishte Gonzalo Higuain, i cili realizoi dy gola.

Në të dyja rastet, ai u shërbye për mrekulli nga Dani Alves.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën në Torino. /portali Antpress.mk/