Personi qe ka vrarë Hazbi Idrizin ka tentuar të vetëvritet

 Ngjarja që ka tronditur gjithë Maqedoninë dhe rajonin, me vrasjen makabre të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, mësohen detaje tjera rreth ngjarjes.

Personi që ka vrarë Hazbi Idrizin ka tentuar të vetëvritet.

Pasi ka qëlluar mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.

Siç mëson TetovaSot nga burimet e Spitalit të Tetovës, ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është tranaferuar në Spitalin e Shkupit.