Përurohet muzeu i artit mesjetar në Korçë

Ditën e hënë date 3 tetor 2016 në Korçë u përurua Muzeu i Artit Mesjetar. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Zëv/Kryeministri z. Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, Mitropoliti i Kishes Orthodokse ne Korçë Hirësia e tij Joan , te komunitetit mysliman, deputete, etj

Ndërtimi i godinës së re Muzeut të Artit Mesjetar është një bashkëpunim i Ministrise së Kulturës, Qeverise Greke dhe Bashkise Korce.

Në fjalën e saj Ministrja Kumbaro u shpreh se : “Mirë është të kuptojmë që ka ikur koha kur barbarët e trashëgimisë kulturore përfundonin në drejtim të paditur që e dinin të gjithe dhe ka ardhur koha kur Kultura është kthyer në motorin tonë të zhvillimit. Mirë është të mos harrojmë gabimet që të dimë të mbrojmë e të përparojmë”.

Ky eshte nje Muze i vecantë përsa i përket numrit të madh të mjeshtërve, autorë të ikonave (rreth 10 mjeshtër të ikonografisë) dhe larmisë së fondit të objekteve që administron (8000 objekte të Artit Mesjetar, ndër të cilat 6500 janë ikona)

Në godinën e re të muzeut do të ekspozohen rreth 400 ikona nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta.

Për herë të parë ndërtesa e re e Muzeut siguron infrastrukture në paramentra bashkëkohore teknike, teknologjike, sigurie, konservimi dhe ruajtjeje.

Ështe kryer për herë të parë në kushte bashkëkohore procesi i disifektimit përmes instalimit të nje pajisje te paramentrave moderne, unike ne sistemin e trashëgimisë në Shqipëri.

Ngritja e një laboratori restaurimi i cili do të ofrojë shërbime bashkëkohore jo vetëm për sistemin kombëtar të trashëgimisë kulturore.

Kumbaro vazhdo me tej në fjalën e saj “Jemi këtu për të provuar që bëmë punën e duhur, në kohën e duhur, dhe zgjedhjen e duhur me Sallën e Artë, me Labirintin e Zi, Sallonin e Kuq, Dhomën e Bardhë, Ballkonin Soditës.

Por sidomos jemi të lumtur sepse jo vetëm shpëtuam Thesarin, por ndriçuam një Dritare të rëndësishme të kulturës shqiptare
Kjo është thjesht koha e Shqipërisë së Brezit Tjetër.
Faleminderit të gjithëve!”.fb_img_14756036762630