Përurohet shtatorja e William Walker në Reçak

Walker është shprehur shumë i lumtur me shtatoren duke thënë se nuk e kishte menduar se ajo do të ishte kaq madhështore.

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka vizituar memorialin e të rënëve në Reçak, ku edhe është zbuluar një shtatore e tij e punuar nga skulptori shqiptar, Idriz Balami, njofton Klan Kosova.

Walker është shprehur shumë i lumtur me shtatoren duke thënë se nuk e kishte menduar se ajo do të ishte kaq madhështore.

Ai ka shtuar se skulptura me figurën e tij nuk paraqet vetëm atë, por gjithë çfarë ka ndodhur në Reçak, sepse siç ka pohuar miku i madh i Kosovës, “emri im është i lidhur ngushtë me masakrën e Reçakut”.

“Edhe pse sot është një mot me shi, në fytyrat e banorëve të Reçakut po shoh buzëqeshje, përkundër ditës kur kishte ndodhur masakra ku nuk mund të shihje asnjë të vetme buzëqeshje”, ka thënë Walker.

I pranishëm në këtë përvjetor ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti pohoi se maskara nuk duhet të ndodhte asnjëherë, porse ishte pikërisht ajo që sensibilizojë spektrin ndërkombëtar dhe i tregoi botës se Serbia po bënte gjenocid në popullsinë shqiptare.