Përvjetori i 145 i lindjes së Gjergj Fishtës

Përvjetori i 145 i lindjes
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940) ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), publicist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura, deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel.
Poezi nga Gjergj Fishta

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;[tonjoo_spb][tonjoo_spb]