Përzehet nga Parku i qytetit ne Shkup NIkolla Gruevski, ja çka shkruan Bekiri

Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski mbrëmë ka kaluar në parkun e Qytetit të Shkupit por kur është vërejtur nga disa të rinj kanë filluar të bërtasin pas tij, shkruan në Facebook Lumi Bekiri.

‘Ish kryeministri dhe kryetari i tanishëm i OBRM-PDUKM pa fije turpi dhe jo denjësisht është paraqitur në parkun e Qytetit, ku shumë të rinj zbaviteshin në borë. I njëjti është larguar me këngën ‘Shtukës nuk i ikë Nikolla!’

Sigurimin që ma dërgoi Nikolla të më pyes ‘a nuk është turp kështu kur është me fëmijët?’, mori përgjigje të cilën besoj se u intereson, por ja edhe publikisht do të t’u tregojë.

Nuk është aspak turp. Duheshte të ishte turp kur arritën në mënyrë monstruoze burgosët Kezharovskin para fëmijëve të vegjël. Duhet të ishte turp kur i nxorrët dhe i rrahët deputetët në Kuvend, kurse fëmijët e tyre i shikonin para ekraneve televizive.

Turp ishte kur vajza e mitur e kryetarit të opozitës ishte seksualizuar në rrjetet sociale nga pedofilë dhe anëtarët tuaj. Turp ishte kur neve na keni gjakosur në protesta…Turp është kur të gjithë të rinjtë frikësdohen kur ju paraqiteni, që të mos mbarojnë si Martin Neshkoski’, shkruan Bekiri ndër të tjera.

Në vend të pyetjes se kush do të formon qeveri, komentohet se a duhet a nuk duhet të pastrohen rrugët. Të rreshurat e borës i vijnë mirë kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevskit, të cilin ekipi i TV21 e takoi në parkun e qytetit.