Pesë persona të lënduar në një aksident në pikën pagesore në Tetovë

Pesë persona mes të cilëve edhe një fëmijë 2-vjeçarë, janë lënduar në aksidentin që ndodhi në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të pikës pagesore në Tetovë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, deklaroi se aksidenti ka ndodhur dje në orën 14, kur makina e tipit “Audi” me targa austriake humbi kontrollin, ka dalur nga rruga dhe ka goditur në murin mbrojtës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makina ka qenë e drejtuar nga 29-vjeçari K.A, ndërsa në aksident është shkaktuar edhe dëm material rreth 150 mijë denarëve.