Pesë serbë shpallen fajtorë për krime lufte ndaj myslimanëve

Gjykata serbe ka shpallur fajtor pesë serbëve për krime lufte të kryera kundër myslimanëve gjatë kohës së luftës që u zhvillua në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995.

Të akuzuarit u shpallen fajtor se kanë qenë anëtarë të një grupi paraushtarak serb, që më 27 shkurt 1993 ndaluan një tren në një stacion të vogël hekurudhor në kufijtë e Serbisë dhe Bosnjës.

Njëzet persona, kryesisht myslimanë të Serbisë, me origjinë nga rajoni i Novi Pazar, ishin detyruar të zbrisnin me forcë dhe pas torturave ata ishin vrarë, ku pastaj trupat e tyre ishin hedhur në lum.