Pesë shenjat që tregojnë që ai është ‘një djalë’ i keq në shtrat!

Ju pëlqen ose jo, para se të kryeni marrëdhënie seksuale, bëni mirë të dini cilat gjëra tregojnë një anë të errët të tij.

Sigurisht që ka disa gjëra që konsiderohen të rrezikshme edhe kur vjen puna tek marrëdhëniet seksuale. Ju nuk do donit kurrë të flinit me dikë që ka një histori kriminaliteti apo që nuk pranon të përdorë prezervativë. Dhe disa herë shenjat që ai do jetë “një djalë i keq” në shtrat janë aty, por ju refuzoni ose nuk arrini t’i kuptoni.

1. Ai është një djalë i keq që mendon që mund të përjashtohet nga çdo rregull

Një djalë që i bërtet kalimtarit që të përplasi pa dashje ose që lë punën për të qenë me ty, jo domosdoshmërisht është i përkushtuar. Ai mund të jetë tipi që nuk i pëlqen të ndjekë rregullat, dhe kur vjen puna tek marrëdhëniet intime ju nuk do donit kurrë një partner që ju detyroni të bëni diçka pa dëshirë.

2. Ndonëse ju në fillim e refuzuat, ai vazhdoi të këmbëngulte
Ka një kleçkë këtu brenda: mund të bëhet fjalë për një histori romantike si në filma kur ai ju do dhe do bëjë çdo gjë për të fituar zemrën tuaj. Ose mund të jetë rasti i një tipi që që pëlqen seksin me dhunë, ndoshta dhe i aftë për të përdhunuar.

3. Ka një dëshirë të madhe për të turpëruar
Bëhet fjalë për rastet kur atij i pëlqen t’ju torturojë, në mos edhe t’ju dhunojë. Nëse një djali i pëlqen t’ju vendosë në siklet ose nënvlerësojë në jetën reale, duhet ta dini që do ta bëjë këtë gjë edhe në shtrat.

4. Nëpër festa qëndron vetëm dhe është tipi antisocial
Djaloshi i qetë në cep që s’ka interes të komunikojë apo socializohet është zakonisht shenja kryesore që e përcakton si një kërkues të marrëdhënieve me dhunë.

5. Ai eksitohet kur ju refuzoni të kryeni marrëdhënie seksuale!
Shumica e djemve largohen në momentin që ju thoni kategorikisht “jo”, por jo në këtë rast. Djemtë që nxiten akoma dhe më shumë kur nuk ndiheni rehat për të vazhduar më tej, janë ata që shpesh përbëjnë rrezik.