Pesë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës ku u mbytën dy fëmijë (Video)

Pesë persona janë të dyshuar për tragjedin e Kolovicës në të cilën humbën jetën dy fëmijët e familjes Mramori.

Në  Prokurorinë Themelorë në Prishtinë tashmë është ngritur kallëzim penal, kundër pesë personave për dyshimin se kanë kryer vepër penale, shkaktim i rrezikut  të përgjithshëm, për rastin në fjalë.

Raporti i policisë që i është dhënë familjes Marmori thekson se për rastin është dorëzuar edhe një kallëzim shtesë.

Babi i dy fëmijëve Muhamed Mramori për Tribuna Channel ka thënë se  ende nuk kanë marr kërkesë për trajtimin e rastin nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Duke bërë apel që kjo  çështje mos të politizohet.