Petra Ecclestone luan tenis gjysmë e zhveshur derisa pret divorcin (Foto)

Ndërkohë që ka nisur procedurat për ndarje nga biznesmeni James Stunt (35), vajza e re e shefit të Formula 1 Berni Eccleston (86) merret me shopping dhe sport.

Kohë më parë ish-bashkëshorti i Petra Ecclestone (28) është vendosur në vilë, e cila ndodhet në një lagje luksoze të Londrës. Ai këtë vilë e ka përzgjedhur pasi që Petra e dëboi nga shtëpia e përbashkët, transmeton KosovaPress.

Petra gjatë kohës së procedurave të divorcit kalon kohën duke luajtur tenis në veshje seksi dhe me syza dielli.

Ajo argëtohet me motrën e saj më të vjetër Tamara (33) dhe shpesh luajnë tenis, ndërsa fotografitë e ahengjeve të natës i postojnë në rrjetet shoqërore.

Motrat kanë pozuar së shkallë duke vënë në pah këmbët e tyre të gjata. Të dy ato adhurojnë shoppingun dhe nuk kursejnë aspak për blerjen e gjërave të brendeve luksoze.

“Paratë nuk mund të blejnë fatin, por vetëm gjërat”, ka thënë  Petra.

Tamara është mbështetja e saj më e madhe derisa kalon fazën e divorcit.

“Jam e lumtur që kam një motër, e cila është mikja ime më e mirë”, ka thënë Petra.