Pezullon Luiz Suarez

Luis Suarez është pezulluar për dy ndeshje.

Komisioni i disiplinës, i La Liga-s, ka publikuar listën e lojtarëve që janë pezulluar pas gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Emri më i rëndësishëm i kësaj liste është ai i Luis Suarez, i cili është pezulluar për dy ndeshje. Pas kartonit të dytë të verdhë të marrë në minutat e fundit të ndeshjes së të martës kundër Atletico Madrid, sulmuesi uruguaian nuk ka shkuar drejt e në dhomat e zhveshjes, por ka ndjekur pjesën e mbetur të takimit nga tuneli, për këtë arsye dënimi i tij është dyfishuar.

“Ata lojtarë që ndëshkohen me karton të kuq duhet të shkojnë drejt e në dhomat e zhveshjes dhe nuk mund të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit”, shkruhet në rregullore. “Mos respektimi i këtij rregulli ndëshkohet nga një deri në tri ndeshje pezullim dhe shoqërohet me një gjobë”. Sergi Roberto dhe Yannick Carrasco janë pezulluar me një ndeshje, me të parin që nuk do të luajë ne finalen e kupës ashtu si Suarez. Edhe Stefan Savic është skualifikuar për një ndeshje për numrin e kartonëve të verdhë, të akumuluar. Ndërsa kartoni i verdhë i marrë ngë Busquets për largimin e topit është hequr sepse në fushë ishte futur një top tjetër.