Phone juaj mund të zhbllokohet nga një iriq

Për të mbrojtur pajisjet tuaja elektronike, ekspertët e sigurisë shpesh herë rekomandojnë një metodë rezervë autentiteti, por ndoshta nuk e kishin fjalën për iriqin tuaj.
Një video e adhurueshme e publikuar në Instagram, e një iriqi të quajtur Sashimi, tregon se si krijesa me putrën e tij të vogël arrin të zhbllokojë një telefon iPhone duke e kaluar atë me sukses përmes sensorit TouchID.
Ylli i rrjetit social, sigurisht e bën këtë me pak ndihmë nga pronari i tij.
Shkencëtarët paralajmërojnë se skanimi i gjurmëve të gishtave nuk është aq i sigurt sa mund të mendonit.
“Ne mund të presim shumë nga biometria, por asnjë sistem sigurie nuk është perfekt,” tha Anil Jain, Prof.shkence kompjuterike në Universitetin e Michigan, i cili përdori një kopje të gjurmëve të gishtave të pronarit me bojë dixhitale për të ndihmuar policinë të hapte një smartphone”.