Pica Mëngjesi

Fëmijët tuaj do ta duan shumë këtë lloj pice. Në vend të domateve të copëtuara mund të përdorni edhe salcë domatesh. Sipër mund të hidhni edhe copa speci, spinaq të tiganisur, kërpudha ose djathë ricotta.
cook time
35 min
servings
4 porcione
difficulty
Mesatare
Përbërësit
  • 230 gr brumë (pice, në temperaturën e dhomës)
  • 1/3 filxhan çaji vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 1 filxhan çaji domate(të freskëta, të copëtuara)
  • 1/2 filxhan çaji pançetë (ose proshutë e copëtuar, e tiganisur derisa të jetë bërë krokante)
  • 1/3 filxhan çaji ullinj të zinj (ose jeshilë, të copëtuar)
  • 2 vezë (të mëdha)
  • 1/2 filxhanë çaji djathë parmixhano (ose Pecorine të thërmuar)
  • 1/4 filxhan çaji ajkë(qumështi)
  • 3 lugë gjelle borzilok(të freskët, të copëtuar)
  • piper i zi (i trashë)
Përgatitja
1
Nxehim paraprakisht furrën në 230 gradë C. Shtrijmë brumin me dorë në një rreth të trashë 31-36 cm dhe e vendosim në tepsi pjekjeje që e kemi pluhurosur lehtë me miell misri.
2
Lyejmë mirë me vaj ulliri pjesën e sipërme të brumit të picës dhe pastaj hedhim sipër domate, pancetta (ose proshutë) dhe ullinj.
3
Në një tas të vogël rrahim së bashku vezët, djathin dhe ajkën dhe pastaj i hedhim mbi brumin e picës duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë me pjesën e pasme të lugës.
4
Rregullojmë borzilokun mbi përzierjen e vezës dhe i pjekim derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, rreth 15 deri në 20 minuta.
5
E spërkasim sipër me piper të zi të trashë, e presim në copa dhe e shërbejmë menjëherë.