Piktura e Picasso shitet për 45 milion dollar në New York

 

Një nga portretet më të njohura të Pablo Picasso “Femme Assise, Robe Bleu” është shitur në ankand në New York për 45 milion dollarë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët morën pikturën, por u ndaluan tekso po shkonin nga Parisi në Moravi nga luftëtarët francezë të Rezistencës.

Në 2015, “Women of Algiers” e Picasso është shitur për 179 milionë dollarë në Christie’s – një rekord për një foto të shitur në ankand.

Personi që kishte Femme Assise, Robe Bleu e kishte blerë për 26 milion dollar para gjashtë vitesh.