Piloti shmangu aksidentin, kompania ajrore e shpërblen me 605 mijë $

Një pilot kinez është shpërblyer me 3 milionë juan ose 605 mijë dollarë pasi i shpëtoi jetën 439 personave.

Kur piloti i Linjës Ajrore China Eastern, He Chao, pa një avion tjetër në ulje, ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përshpejtonte avionin dhe të vazhdonte fluturimin.

Nga investigimi i incidentit u zbulua, se dy avionët u afruan 19 metra me njëri-tjetrin në Aeroportin Ndërkombëtar Shanghai Hongqia më 11 tetor.

Avioni MU-5016 sapo ishte ulur në Pekin dhe po futej në terminal. Në të njëjtën kohë, Chao po bëhej gati të ulte avionin e tij, por reagoi në mënyrë të shpejtë duke shmangur aksidentin që mund të përfundonte në mënyrë tragjike.

Ai ngriti avionin A320 dhe vazhdoi uljen në Tianjin për një ulje të sigurtë 100 minuta më vonë.