Piramida më e madhe në botë nuk është në Egjipt

Në qytetin Pueblo në Meksiko ndodhet një breg i madh me një kishë në maje, nën të cilën gjendet piramida më e madhe në botë.

Nuk dihet se kush e ka ndërtuar objektin e vjetër 2.300 vjet, por autorët e tij kanë ditur se argjila nga e cila është ndërtuar, është e përshtatshme për rritjen e bimëve, të cilat e mbulojnë piramidën sot në tërësi. Por, një gjë është e sigurt- ishte shumë vështirë për ta pikasur.

Kortez, i cili në vitin 1519 invadoi qytetin e lashtë Çolula, nuk e kishte hetuar piramidën dhe popullata vendase se e kishte gjetur deri në vitin 1910.