Pirlo: Juve mbetet favorit për Scudetto

esfushori italian pret që ‘Zonja e Vjetër’ të fitojë sërish titullin.

Juventusi ka dominuar në këto gjashtë vitet e fundit në Serie A, duke fituar po aq herë titullin e kampionit.

Sipas ish-mesfushori të ‘Zonjës së Vjetër’, Andre Pirlo, ata mbeten ende favoritët kryesorë për të triumfuar në fund, transmeton KosovaPress.

“Juve është skuadra më e fortë dhe mendoj që do të fitojë përsëri”, ka thënë Pirlo për La Repubblica.

“Ata janë përforcuar me Dogulas Costan, Federico Bernardeschi dhe Wojciech Szczesny, ndërsa presin të marrin edhe ndonjë lojtar tjetër”.

“Çdo vit njerëzit thonë se është radha e Napolit, Romës ose ndonjë ekipi tjetër, por në fund e shohim se si shkojnë gjërat”, ka theksuar italiani.