Pit pas ndarjes takohet në fshehtësi me Aniston

Brad Pitt ka qënë në qendër të vëmendjes nga mediat pas ndarjes me Angelina Jolie.

Së fundmi ai është takuar në fshehtësi me Jennifer Aniston në një hotel në Los Angelese, shkruan Radar Online.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një burim i afërt me aktorin amerikan, i cili ka thënë se ekziston një mundësi e madhe që ai të pajtohet me Aniston.

“Brad ishte dashuria e jetës së saj dhe këtë nuk e mohoi kurrë. Ajo është e lumtur nga shkurorëzimi i tyre. Jennifer u tha miqve se po i realizohet ëndrra “, ka thënë burimi.