Pitt i kërkon falje Aniston për shkak të Angelina Jolie

Brad Pitt është në mision për të vënë gjërat në vend, pas vendimeve të gabuara që kishte marrë në vitin 2005 për t’u ndarë nga Jeniffer Aniston për shkak të Angelina Jolie.

Aktori 53-vjeçar ka reflektuar për të kaluarën e tij. Brad kishte braktisur Jennifer për Angelina pasi ishin takuar gjatë xhirimit të filmit “Mr And Mrs Smith” më 2004.

Por tash aktori ka adresuar të kaluarën e tij, duke tentuar që të justifikohet për gabimet e tij, transmeton KosovaPress.

“Ai ishte i vendosur për të kërkuar falje për të gjitha ato që i ka shkaktuar dhe ato që ka bërë”, ka thënë një burim për revistën “In Touch Weekly”.

Sipas këtij burimi, Pitt i ka kërkuar falje Jennifer që ka qenë kokëfortë dhe i mërzitshëm në shumicën e kohës sa kishin qenë së bashku. Po ashtu, ai është justifikuar për shkak të vendimit të pat marrë për t’u ndarë nga Aniston. Revista shkruan se Jennifer ka qarë nga fjalët e Pitt.