Pjesëtarë të FSK-së stërviten nga marinsat amerikanë

Marinsat që janë pjesë e ambasadës amerikane në Prishtinë, kanë punuar me një grup të veçantë të FSK-së për të përvetësuar artet marsiale.

Anëtarët e FSK-së, që janë ekspertë në disiplinën e dyluftimeve, për një muaj kanë punuar tre orë në ditë për të përvetësuar aftësitë që dinë marinsat amerikanë.

Ambasada amerikane ka njoftuar se të diplomuarit nga ky program janë të kualifikuar që të stërvitin pjesëtarët tjerë të FSK-së.

Image