Plagoset një 37-vjeçar ne Shkup

Një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka gjuajtur me armë zjarri ndaj 37-vjeçarit nga Shkupi në lagjen ‘Alija Avdoviq’

Siç informoi sot MPB-ja, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 përderisa N.A. (37) ka lëvizur pranë lagjes.

Personi i panjohur ka lëshuar vendin e ngjarjes që të mos hetohet identiteti i tij. Arsyet nuk dihen ende se çfarë e ka nxitur personin ta plagosë 37-vjeçarin.

I plagosuri N.A. (37) ka plagë në pjesë e ulnës së majtë, ndërsa me veturën e Ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën për urgjencë. Janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit.