Plagoset një shqiptar në Gjermani, dyshohet për hakmarrje

Një 46-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në qytetin gjerman të Visselhövede, para një shkolle fillore.

Mediat lokale raportojnë se gjendja e tij është kritike për jetën. Ende nuk janë kapur autorët, por ata janë parë të qarkullojnë me motor pas kryerjes së krimit, raporton shekulli.

Sipas raportimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë të shtëna. Një plumb ka marrë 46-vjeçarin në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit.

Ndërkaq, vajza e tij ka pësuar gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë. Dyshohet se 46-vjeçari ka punuar si truprojë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person.