Plagoset Papa Françesku, përplas kokën në makinën e tij (Foto)

Papa Françesku është plagosur lehtë në kokë, pasi goditi padashje një pjesë të makinës të tij, gjatë një turneu takimesh në Kolumbi.

Plagët të cilat u publikuan në media, janë konfirmuar nga një zyrtar për informim i Vatikanit. Ndërsa sipas mediave Papa Françesku “është duke i trajtuar me akull”.

Papa Françesku ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndaluar në qytetet Bogota, Medellin dhe Kartagjena.

Mësohet se incidenti ndodhi kur Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij personale të rrethuar me xhama antiplumb dhe e goditi kokën duke dashur ta përshëndeste turmën.