I plagosuri në Prishtinë është duke u trajtuar në QKUK

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur si i riu që është plagosur sot në Prishtinë, është T.J. (1992), i cili është duke u trajtuar në QKUK.

“Në ora 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rr. “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ku është plagosur një person, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Bëhet fjalë për një mashkull T.J. (1992). Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia nuk ka bërë të ditur motivet që quan në zënkën, që ka përfunduar me plagosje, raporton KosovaPress.