Plaku humanist qe kujdeset per pellumbat ne Tetove/video

Këta pëllumba të egër e kanë të siguruar ushqimin çdo mëngjes. Ata mblidhen në qendër të Tetovës, ku ky zotëri, një njeri human që njihet në qytetin e Tetovës për punët vullnetarë që ai kryen, i ushqen dhe kujdeset për ta. As bora e as shiu nuk e ka ndaluar Haxhi Ismet Nebiun që të kryej punën e tij, tanimë të përditshme.Në sheshin, “Ilira në Tetovë” Haxhi Ismeti ka përrreth vetes me qindra pëllumba të egër të cilën i ushqen dy herë në ditë në mëngjes dhe pas dite. Arsyja se pse pëllumbat mblidhen çdo ditë rreth tij është misri . gruri që Haxhi Ismeti ua hedh atyre për ti ushqyer.Duket pak sa e mahnitshme, se si një i moshuar i gjeti vetes punë edhe në ditë me shi dhe dëborë kohë kjo kur këto shpezë kanë më së shumti nevojë për ushqim.
Përveç kësaj Haxhi Ismeni ndër vite meret edhe me punë të ndryshme vullnetare, ai kujdeset pothuajse çdo ditë për pastërtinë publike të rrugëve të qytetit, dhe për mirëmbajtjen e parqeve të qytetit dhe hapësirave të tjera publike.
Ky është një ndër qytetarët e rrallë që nuk pret dikush tjetër t`I bëj këta punë, por ai vet përvesh mëngët për të krijuar një ambient më të mirë si për njerëzit poashtu edhe për shpezët. Ai ndoshta e ka kuptuar më së miri misionin për të qenë një humanist jo vetëm me fjalë por edhe me vepra dhe që nuk ka nevojë të reaklamohet sepse me punën e tij vullnetare e ka dëshmuar këtë.
https://www.youtube.com/watch?v=mKuemt2kKrw