Plas sherri në emision/ Gruaja akuzon burrin: Ke dashnore motrën time

Në puntatën e sotme në rubrikën e “Shihemi në gjyq” të ‘E Diela Shqiptare’, ku ndërmjetëson Eni Çobani është publikuar çështja e një burri dhe një gruaje nga Elbasani, të cilët ishin të martuar.

Burri dhe gruaja, sapo filloi emisioni shpërthyen në akuza.

Gruaja e akuzoi publikisht burrin se kishte kryer marrëdhënie me motrën e saj dhe se ata të dy ishin dashnorë, ndërsa shtoi se ai e kishte kapur me zor në dhomën e gjumit.

Por edhe burri nuk u tregua aspak i qetë ndaj gruas së tij.

Ky i fundit tha se e shoqja ishte shtatzënë dhe se fëmijën e kishte me dikë tjetër.

Ai i kërkonte publikisht të tregonte se me kë e kishte fëmijën.

“…më thuaj kur ke qenë ne Kosovë dhe sa muajshe je? Me kë e ke femijën?”