Plas sherri në mes të dasmës, rrihen krushqit pas vendimit të nuses

Çudirat nëpër dasma nuk kanë të mbaruar e ajo e radhës vjen nga një dasmë në Leskovc të Serbisë. Dasma ka përfunduar në përleshje mes krushqisë së re, për shkak se nusja vendosi të mos merrte mbiemrin e bashkëshortit, por të mbante mbiemrin e saj.

Mesa duket, vjehrri i saj nuk e ka pranuar këtë “poshtërim” nga nusja e djalit dhe në sytë të të gjithëve e ka thirrur atë “kurvë”.

Kaq ka mjaftuar dhe ka nisur sherri mes njerëzve të nuses dhe të dhëndrit, që ka shkaktuar më pas edhe prishjen e martesës.