Plazh në tetor, dhjetëra pushues nga Kosova fundjavë në Shëngjin

Ndodh rrallë, por edhe në muajin tetor mund të bëhet plazh në bregdetin shqiptar.

Megjithëse data shënon dy tetor, këtë të diele bregdeti i Shëngjinit ishte mbushur me pushues.

Vizitorë të ardhur nga Kosova, dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fundjave për të pushuar nën rrezet e diellit.

Shumë nga vizitorët, kryesisht të ardhur nga Kosova, të favorizuar nga temperaturat e larta janë larë edhe në det

Pushuesit në këtë periudhe vlerësojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit, duke deklaruar se do vijojnë t’a frekuentojnë plazhin derisa moti ti favorizojë.

Frekuentimi i plazhit në muajin tetor konsiderohet diçka e rrallë për bregdetin e Shëngjinit, por duket se ditet e ngrohta me diell po japin ndikim pozitiv në këtë drejtim.

Nga ana tjetër drejtuesit vendor në Shëngjin kanë bërë të ditur se do të vijojnë të ofrojnë shërbime deri në largimin e pushuesit më të fundit nga kjo zonë turistikë.