Plisat: Federata Shqiptare e Futbollit te jete me e kujdesshme ndaj tifozeve

Tifo-Grupi “Plisat”, udhetuan nga Prishtina drejt Elbasanit per te pare ne stadium ndeshjen Shqiperi – Izrael, ndersa gjithcka shkoj jashte planifikimit. Ne fillim atyre ju ndaluan disa sende qe perher kane me vete ne shkallet e stadiumit gjat nje ndeshjeje, me pas policia nisi dhunen ndaj tifozeve te ketij tifogrupi.

Perfaqsues te Plisave dhane nje interviste ku dhane shpjegime lidhur me ate cka ndodhi brenda dhe jasht stadionit.

1.U niset mbreme per ne stadium, por befas policia nuk ju la te hynte. Cfare ndodhi? 

Ne per ne Elbasan u nisem 250 persona nga Prishtina, ne nje mot shume te veshtire. Kur arritem ne Elbasan, si cdo here ne u mirepritem nga qytetaret per cka edhe i falenderojme. Ne Elbasan ne u takuam me antare nga gjitha vendet e Shqiperise qe jetojne ne diaspore, ndersa na u bashkuan edhe 30 persona nga tifo-grupi i te rinjeve te Gjakoves. Ne ora 18:30 se bashku u nisem drejt Stadionit “Elbasan Arena”. Ne hyrje te stadiumit ne hyrje te stadionit patem probleme te shkaktuara nga strukturat e sigurise, si gjithmone. Ne hyrjen c3 te stadionit “Elbasan Arena”, policia ka filluar te i ndaloj rekuzitat tona, shallat me mbishkrimin Plisat, transparentin e Plisave dhe tupanin. Pas shume bisedash edhe fale kembengulesise sone, ne arritem qe brenda te futim rekuzitat tona si dhe transparentin, pos tupanit i cili na u ndalua pa na dhene arsye pse, po asaj qe “urdherat vijne nga larte”.

2.Patet perplasje me policine per kete? U shoqerua ndokush?

Po kemi pasur perplasje me policine. Ka qene policia ajo qe na ka provokuar vazhdimisht dhe kane rrahur brutalisht dhe kane arrestuar nje antar nga tifo-grupi i Gjakoves. Pas kesaj kemi reaguar edhe ne kunder ketij arrestimi te padrejte dhe te pabaze, si rezultat policia ka arrestuar edhe dy antare te Plisave. Ne shenje paknaqsie per arrestimet e padrejta nga ana e policise, dhe si reagim ndaj dhunes, ne se bashku vendosem qe te leshojme stadionin e Elbasanit ne shenje proteste. Nje per te gjithe, te gjithe per nje.

3.Biletat i kishit blere?

Ne gjithmone i blejme biletat. Ne asnjeher nuk tentojme te marrim bileta pa pagese nga FSHF. Per dallim nga disa tifo grupe, ne asnjeher nuk kemi pasur as zbritje nga ana e FSHF per bileta. Pavaresisht se jemi tifo-grupi me aktiv ne ndeshjet e kombetares, te cilen nuk e lame asnjeher vetem.

4.Me pas u kthyet ne Prishtine?

Jo ne jemi tifo-grupi qe kemi leshuar Elbasanin te fundit sepse antaret qe ishin te arrestuar u liruan ne oret e hershme te mengjesit.

5. E ndoqet ndeshjen?

Rezultoi qe udhetuam afer 700 kilometra per te ndjekur kombetaren ne lokalet e Elbasanit.

6. Deshtim total i kuqezinjve? Si e pate ju?

Perkundrazi, nen nje referim katastrofal lojtaret e kombetares paten nje paraqitje te mire.

7. Do vazhdoni ta ndiqni me kombtaren?

Ne do te perkrahim kombetaren Shqiptare gjithmone, eshte e vetmja kombetare per Shqiptaret. Nuk do te kete force mbi kete toke qe do te na e ndalon kete te drejte.

8. mendoni se jan brenda objektivin?

Ne shpresojme.

9. Dicka per ti thene fshf-se?

FSHF-se i kerkojme te jete me e kujdesshme karshi tifozeve. Te mos marr vendine te cilat dallojne nga loja ne loje. Te kete parasysh se ajo eshte vetem nje pjese e trekendeshit Federate-Kombetare-Tifozeri. Madje ne kete trekendesh, njerezit ne federate jane me te perkohshmit.