Po afrohet dasma mbretërore, ja të ftuarit VIP

8 tetori, ditëlindja e Mbretit Zogu I, do të shënojë martesën e pasardhësit të tij, Princi Leka II me Elia Zaharian.

Janë bërë publike detaje lidhur me ceremoninë, si emri i dizenjatorit të fustanit të nuses, dhe çifti ka treguar se do të ketë të ftuar nga familjet mbretërore evropiane. Megjithatë emrat e të pranishmëve mbahen të fshehtë nga Princi dhe Elia.

Pritet që të jen ë të pranishëm princër dhe princesha nga oborret mbretërore fqinje, si Mali i Zi, Rumania, por edhe të largëta si princi dhe princesha e Suedisë, ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkran Anabel.

Duke qenë më pranë dhe siç ka treguar Princi, familja mbretërore përpiqet të jetë rregullator në marrëdhëniet me vendet e tjera, oborri mbretëror shqiptar ka krijuar lidhje më të ngushta me familjet mbretërore të vendeve afër.

Ata mbajnë marrëdhënie me Princin Nikolai të Malit të Zi, i cili nga martesa me Princeshën e ndjerë Francine Navarro, ka një vajzë, Princesha Altinai, dhe një djalë, Boris-in. Gjithashtu shkëmbime kanë pasur edhe me oborrin mbretëror të Rumanisë, ku Princi Radu dhe Princesha Margarita kanë organizuar një darkë në Pallatin Elizabeta, në nder të Princit Leka II.

Princi dhe Princesha e ardhshme shqiptare ishin të ftuar në 2013-ën në dasmën e madhe të Princit Muhammed Ali të Egjiptit me princeshën Noal Zaher të Afganistanit, që u mbajt në pallatin Cirigan në Stamboll. Siç është tradita, pritet që edhe ata t’ua kthejnë nderin duke qenë të pranishëm në dasmën e 8 tetorit.

Elia Zaharia ka shprehur admirimin për Princeshën Lea të Belgjikës, për përkushtimin në punë bamirësie. Ajo ka vizituar më parë Mbretin Leka Zogu I në oborrin mbretëror të Shqipërisë, dhe mund të kthehet përsëri, këtë herë si e ftuar në martesën e Princit.

Me kurreshtje pritet në do të jenë të pranishëm Princi Carl Philip i Suedisë dhe Princesha Sofia, dy prej emrave më të njohur të familjeve mbretërore nëpër botë. Martesa e tyre në 2015-ën tërhoqi shumë vëmendje tek mediat në mbarë botën, pasi Sofia më parë kishte modeluar për revista meshkujsh. Sidoqoftë, ajo u kthye në një personazh dhe admirohet për stilin e veshjes.

Këtë prill Princi Leka u ftua për një audiencë private nga Princi Alberti II i Monakos në oborrin princëror. Princi i Monakos është i martuar me princeshën Charlotte, e cila njihet për stilin e saj të veshjes dhe bukurinë.

Por deri në ditën e martesës duket se nuk do të kemi të konfirmuar ardhjen e ndonjërit prej të ftuarve të veçantë, për arsye sigurie