Po hetohet portieri i trashë, veç pse hëngri pite ndaj Arsenalit

Po hetohet portieri i trashë, veç pse hëngri pite ndaj Arsenalit

Portieri trashalluq, Wayne Shaw po hetohet nga Komisioni i Basteve në Angli. Kjo pasi që portieri i Sutton ishte në disa baste para ndeshjes me mundësi 8/1 se do të hante ushqim gjatë ndeshjes.

Këtë edhe e bëri duke ngjallur dyshime se mund ta kishte bërë këtë veprim për ta ia fituar dikujt bastin.

“Mendova se do të bëja shaka pak me ta [kompaninë e basteve]”, ka thënë Shaw.

Richard Watson, shef i Komisionit për Baste, ka konfirmuar se rasti i portierit është duke u hetuar.