“Po planifikonte dasmën”/ Kush ishte Kamela që vdiq sot në Elbasan (Foto)

Pak orë më parë në një aksident tragjik në Elbasan humbi jetën 20-vjeçarja Kamela Hamiti dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri tip “Ford”, ku ndodhej e reja dhe tjetri tip “Wolkswagen”.

Por kush është e reja, të cilës tragjikisht iu prenë ëndrrat dhe jeta në mes? Pranë jetaoshqef, ka shkruar një mik i saj, duke treguar detaje që e bëjnë akoma më prekëse këtë ndarje tragjike.

Kamela jetonte në Elbasan dhe ishte e fejuar prej një viti. Çifti ishte shumë i dashuruar dhe megjithëse nuk e kishin vendosur datën e martesës, kishin filluar të planifikonin se si do ta bënin dasmën.