Po rriste organin gjenital, vdes si rasti i parë në botë

Vdekja e parë e ardhur pas një operacioni për zgjerimin e penisit është regjistruar në Suedi.
Pacienti relativisht i shëndetshëm 30-vjeçar iu nënshtrua operacionit, i cili përfshinte transferimin e yndyrës nga stomaku në penis për zgjeruar hapësirën dhe për të zgjatur organin gjenital.
Operacioni u realizua në një klinikë private të kirurgjisë plastike në Stokholm, por që përfundoi në tragjedi.
Për kirurgët injektuan 60 ml yndyrë në bazën e penisit të pacientit, zemra e tij filloi të rrihte me shpejtësi, çka më pas pësoi sulm. Mjekët e transferuan me urgjencë në spitalin tjetër, por ai vdiq pa dy orësh.