Po vjen e hëna blu, dita më e trishtë e vitit, ja pse

Ka dy mënyra si mund ta shohim janarin. Në një këndvështrim të parë e shohim si një “gotë gjysmë plotë” që për disa njerëz është koha e vendosmërisë, e përpjekjeve te reja dhe rivlerësimit.
 

Dhe për një pjesë tjetër të njerëzve, është mbingarkesë dhe thellim në mjerim.

Trupat tanë ndjejnë rëndesën e dhjetorit, ngarkesën e ngrënies së ëmbëlsirave dhe teprisë me ushqime në festa, si dhe goditje në llogaritë tona bankare.

Janari përmban ditën më të trishtë të vitit, dhe si për befasi kjo është një e hënë.

Padyshim që mbas këtij dyshimi nuk është një shkencë e rreptë e cila vendos ekzaktësisht në mënyrë të prerë për këtë fenomen edhe pse e “Hëna Blu” është pranuar çdo vit nga njerëzit.

Data zyrtare që është pranuar si e Hëna Blu, është 16 janari.

Sipas sajtit “Metro” është fjala e ekspertit të jetës dhe konsulenti i lumturisë Cliff Arnall që arrin në këtë përfundim.

Cliff Arnall ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.

Për këtë arsye në 16 janar, arrihet ngarkesa më e madhe duke i bërë edhe njerëzit më të trishtuar se zakonisht.

Profesori i Universitetit të Cardiff, Arnall, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday; si rregull, të hënën e tretë të janarit, e cila është koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për tu përballur. Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë. Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar. Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday.