Pogba ndaloi transferimin rekord të Arsenalit?

Paul Pogba është fajtori kryesor për dështimin e transferimit të Thomas Lemar tek Arsenali, shkruajnë mediat britanike.

Lemar shënoi dy gola të enjten në fitoren e Francës kundër Holandës dhe në orët e mbrëmjes tifozët e Arsenalit e pritën në “Etihad”.

Thuhet se Monaco ka pranuar ofertën e Arsenalit prej 90 milionë funtash, që do të ishte transferim rekord në historinë e “topçinjve”, por në fund, e gjithë puna nuk përfundoi siç pritej.

Duket se një rol të madh në gjithë këtë ka luajtur Paul Pogba. Ai pas takimit publikoi një fotografi të përbashkët me Lemar, me porosinë: “Jam i kënaqur me ndeshjen, po punoj në objektivin e ardhshëm”.

Ai ka vendosur edhe hashtagun ‘Agent P’. Pogba ka shpikur këtë shkurtesë pasi që “djajtë” sollën në radhët e veta mikun e tij Romelu Lukaku. Nëse pas belgut “do të bie” edhe Lemar, kjo mbetet të shihet.