Policia blindon Kuvendin, gjithçka gati për votimin e Qeverisë (Video)

Forca të shumta policore kanë rrethuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë ku pritet të votohet Qeveria e re.

Kjo është seanca e parë pas incidenteve të 27 prillit, dhe e para në drejtimin e Talat Xhaferit si kryetar i ri i Kuvendit.

Në këto momente pritet fillimi i seancës ku do të elaborohet programi qeverisës i shumicës së re parlamentare dhe propozimi i kabinetit qeveritar nën udhëheqjen e Zoran Zaevit. Kjo Qeveri pritet të votohet nga 62 deputetë./Gazeta Express.