Policia e Kosovës mohon se ka pasur gjuajtje mes saj dhe Xhandarmërisë serbe

Pas raportimit të Gazetës Blic se ka pasur të shtëna në afërsi të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht në afërsi të fshatit Dobrosin, ka reagaur duke thënë se nuk ka pasur përleshje ndërmjet Xhandarmërisë serbe dhe Policisë së Kosovës.

“Referuar informacionit të publikuar në portalin “gazeta blic” se në kufirin Kosove – Serbi, gjuhen me armë Xhendarmëria serbe dhe Policia e Kosoves, ju informojme se nuk ka asnjë informacion zyrtar se ka ndodhur një rast i tille. Andaj, lajmi i publikuar është veçse një dezinformacion i opinionit publik. Policia e Kosoves është në kryerje te detyres zyrtare edhe në brezin”, tha ai.

Ndërkohë, burime të gazetës Blic, bëjnë të ditur se të shtënat me armë janë dëgjuar pak pas orës 5 të mëngjesit, dhe atë pas provokimeve që ka bërë xhandarmëria serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Gazeta Blic nuk ka raportuar për përleshje mes dy palëve, sikur pretendon policia në reagimin e saj dërguar mediave, edhe pse ajo ishte cituar edhe në tekstin tonë

LAJMI I FUNDIT || Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Ka edhe të shtëna me armë?!

Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht në afëërsi të fshatit Dobrosin sot ka pasur një situatë tepër të tensionuar ndërmjet Xhandarmërisë serbe dhe Policisë së Kosovës.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se ka pas të shtëna armësh.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, është Xhandarmëria serbe ajo e cila ka provokuar e para.

“Në një moment ka esklauar situata. Janë dëgjuar të shtëna me armë”, ka theksuar ky burim, duke mos dhënë më shumë detaje.

Sioas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, dikur pas orës 5 të mëngjesit.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thonë se nuk kanë informata që ka pasur tensionim të situatës në atë pikë kufitare.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se nuk ka informacion për një gjë të tillë.

Ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë janë tensionuar tash e sa javë.

Fillimisht ishte ndërtimi i murit ilegal në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e pastaj arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletarrest të vitit 2004, e së fundit tentimi për futjen e një treni pa licencë dhe me mesazhe provokuese, që kanë çuar në pikën kritike raportet ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, presidenti serb, Nikoliq ka provokuar duke thënë se ai është i gatshëm që së bashku me dy djemtë e tij të vij të luftoj në Kosovë, nëse kjo është e nevojshme.

Kurse, nga Brukseli zyrtar është kërkuar që të zbuten tensionet dhe të vazhdoj edhe më tutje dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ja çka thonë nga policia e Kosovës për tensionet në kufirin me Serbinë!