Policia gjen drogë në shtëpinë e Titos

Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia pasi akuzohen për prodhim të lëndës narkotike.
Policia kishte marrë operacion në rrugë operative se në banesën e Theofan Tito dhe në banesën e Manol Qorri, në fshatin Malshovë, Këlcyrë, kishte lëndë narkotike.

Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Theofan Tito 57 vjeç, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plastmasi me 38 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Theofan Tito, rezulton i dënuar më parë për vrasje.