Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë (Foto)

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë (Foto)

(I plotësuar)-Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline plagosjen që u bë sot në Qendër të Prishtinës.

Ahmeti ka theksuar se në ora 17:44 kanë marrë informacion për të shtëna me armë në rrugën ‘Eqrem Çabej’/

Në ora 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë ku është plagosur një person i cili është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor, bëhet për fjalë për një mashkull  me inicialet T.J (1992). Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të indentifkimin dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

…………………………………………………….

LAJMI I FUNDIT: Plagosje në Prishtinë (Foto)

Një person ka mbetur i plagosur në qendër të Prishtinës.

Indeksonline merr vesh se plagosja ka ndodhur pikërisht në afërsi të Institutit Albanologjik, njohur ndryshe si ‘Lesna’.

Njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, Indeksonline do të ju mbajë të informuar.

Nga dy personat që gjendeshin në vendin e ngjarjes njëri është plagosur teksa tjetri ka vetëm gërvishtje me armë .

Fotografitë e plagosjes janë më poshtë: