Policia nis hetimet ndaj Muhamed Zekirit

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së, Muhamed Zekiri bën të ditur se janë duke u kryer hetime ndaj, tashmë dhjetë ditë me radhë.
Ai njofton se Policia financiare, antikorrupsioni kanë kryer kontrollë në shtëpinë e tij. Zekiri thotë se nuk i frikësohet askujt dhe se i shtohet forca dhemotivimi, duke porositur se do të ketë drejtësi, njofton Telegrafi.

Zekiri porositë se kriminelë nuk mund të gjejnë te ai, por vetëm te Gruevski dhe Mijallkovi me bashkëpunëtorë, të cilët i konsideron si porositës të hetimeve.

KOMENTET TUAJA