Policia rreh barbarisht të riun në stacion, ishte në gjumë

Një video tregon se si punonjësit e policisë dhunojnë barbarisht një person të ndaluar. Videoja u incizua në një stacion treni lokal në Houston të Shteteve të Bashkuara dhe tregon “forcën e tepruar” dhe dhunën e egër që ushtrojnë policët ndaj një personi të ndaluar.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë më 14 shtator të këtij viti dhe paraqet momentin kur dy policët i afrohet një personi të ulur në stol në orët e hershme të mëngjesit të asaj dite.

Personi i quajtur Darrel Giles besohet të ishte në gjumë, kur oficerët Jair Warren dhe Daniel Reynoso, iu afruan atij.

Pas një bisede të shkurtër, video tregon kur oficeri Warren merr shkopin e tij dhe e godet të paktën 12 herë. I dhunuari përfundon i shtrirë në tokë dhe polici e godet sërish.

Pas publikimit të videos, polici dha dorëheqjen nga detyra të hënën që lamë pas. Megjithatë, dy policët janë pezulluar nga detyra pas publikimit të pamjeve.