Policia: S’ka asgjë të rrezikshme brenda veturës të ndaluar në afërsi të Grandit!

Vetura e dyshimtë e braktisur në afërsi të Hotel Grandit në Prishtinë, nuk ka mjet shpërthyes brenda saj, raporton GazetaBlic.com

Kështu ka bërë me dije Rexhep Sijarina, drejtor i PK-së për rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, vozitësi që e ka lënë veturën në afërsi të Granidt, ka shkuar në Graqanicë.

Siç kemi marrë informacion, rreth orës 16:00, vozitësi e ka lënë veturën e ndezur dhe ka shkuar në Graqanicë në një ceremoni – një rit fetar – dhe është nisur drejt Prishtinës me një patrulle policore… Vëllai i këtij personi është për momentin në stacionin e Policisë në Prishtinë, duke u intervistuar. Për momentin është gjithçka nën kontroll edhe vozitësi edhe vetura. Në makinë janë gjetur disa gjesënde të vozitësit një telefon dhe disa para në valutën e Serbisë, që për ne nuk kanë qenë të dyshimta. Makina ka qenë e ndezura dhe e hapur “, tha Sijarina.

Më tej ai shtoi se vetura e ndaluar do të largohet nga vendi ku është braktisur pasi që të kryhen edhe disa procedura nga ana e policisë. /GazetaBlic.com/