Policia turke bllokoi kufirin drejt Bullgarisë

Policia turke i ka bllokuar rrugët në rajonin e qytetit Kërkllareli, që çojnë drejt kufirit midis Turqisë dhe Bullgarisë, për ta penguar mundësinë që sulmuesi i natës së Vitit të Ri në klubin “Reina” në Stamboll të ikë përmes Bullgarisë në Evropë.

Në të gjitha daljet dhe hyrjet që çojnë deri te qyteti Kërkllareli janë sistemuar ekipe speciale policore të cilët i kontrollojnë të gjithë udhëtarët.

Mediat turke lajmëruan se pjesëtarët e njësiteve speciale për luftë kundër terrorizmit janë sistemuar në shumë lokacione në rajon, ndërsa janë vendosur edhe prita në rrugë.

Në mënyrë shtesë, ekipet policore janë sistemuar edhe në vendkalimet kufitare të kufirit midis Turqisë dhe Bullgarisë.