Policia u ndalon tifozëve flamurin gjigant shqiptar në Shkodër

Policia ka ndaluar grupin e tifozëve “Dardanët” në Shkodër në prag të ndeshjes Kosovë-Kroaci.

Kjo për shkak se ata kanë marrë një flamur gjigant kuqezi, që duan ta shpalosin gjatë ndeshjes.

Mirëpo Policia e ka ndalur këtë flamur dhe pret një konfirmim nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kjo e fundit mund të vendosë që flamuri mos të hyjë në stadium.

Vetë kreu i këtij grupimi, Lulëzim Berisha ka thënë për “Lajmi.net” se pritet konfirmimi nga FFK-ja për flamurin gjigant kombëtar.