Pollozhani në “ClickPlus”: Për të qenë gjuha shqipe zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten, duhet të ndërrohet Kushtetuta

Bajram Pollozhani në emisionin Click Plus në televizionin 21, theksoi se për tu bërë gjuha shqipe zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë duhet të ndërrohet Kushtetuta.

“Për të qenë gjuha shqipe zyrtare dhe e barbartë me maqerdonishten, apo e aplikueshme në tërë Maqedoninë duhet të ndërrohet Kushtetuta. Duhet që dy e treta e deputetëve për tu votuar ndrrimi i Kushtetutës”, theksoi Pollozhani./TetovaSot